Gradohet senatori Granit Xhaka

0

Granit Xhaka është i fokusuar tek nisja e kampionatit me Arsenalin. Topçinjtë e nisin menjëherë me një sfidë të vështirë, pasi do të ndeshen me kampionët në fuqi të Mançester Sitit.

Mesfushori me origjinë shqiptare, por që luan për Kombëtaren e Zvicrës është bërë mjaft i rëndësishëm në Angli dhe trajneri Unai Emeri e konsideron një kandidat për kapiten.

Normalisht që kapiteni i parë është Loront Kosielni, por nuk është pak për Xhakën që të jetë zëvendëskapiten në një skuadër si Arsenali. Veç shqiptarit në listën e zëvendëskapitenëve janë dhe Petër Çeh, Aron Ramsei dhe Mesut Ozil.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.