Gorecka prezantohet: Vetëm prej Bajernit nuk shkova në Spanjë

Leon Gorecka është prezantuar sot nga Bajerni i Mynihut dhe ka përsëritur se nuk ka asnjë peng në merkato, edhe pse e kërkonin shumë klube, mes të cilëve edhe Barcelona.

Mesfushori refuzoi të rinovonte me Shalken dhe në janar arriti marrëveshjen me kampionët e Gjermanisë, ndërsa presidenti i Bajernit Karl-Hainc Rumenige tha atëherë se vetëm oferta e Bajernit e mbajti mesfushorin 23-vjeçar në Bundesligë, sepse kishte oferta të rëndësishme.

Vetë Gorecka ka konfirmuar se Barcelona e kërkoi me ngulm: “Ishte një nder, natyrisht. Kisha disa opsione dhe m’u desh të mendohesha gjatë, por mendoj se bëra zgjedhjen më të mirë të mundshme duke firmosur për Bajernin.

“E shoh veten si numër 8, por jam elastik në fushë. Jam gati të luaj në pozicione të ndryshme. Kam një përshtypje shumë pozitive nga trajneri Kovaç, të tjerat do të vijnë me kalimin e kohës”.

Gorecka luajti një ndeshje në Botërorin tragjik të Gjermanisë: “Kam menduar shumë për Kupën e Botës. Më ndihmoi shumë të pasurit njerëz afër meje, si prindërit e mi. Ozil? Ata që deshën të flisnin, folën. Unë dua të përqendrohem te Bajerni, nuk dua të komentoj për atë çështje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *