Gorecka madhështor, Bajerni tani vetëm 3 pikë larg kreut

Bajerni i Mynihut e ka nisur me fitore etapën e dytë të kampionatit gjerman. Djemtë e Niko Kovacc mundën  në “Allianz Arena” Hofenhajmin me rezultatin 3 – 1. Me këtë fitore, bavarezët qëndrojnë tre pikë larg kryesuesve të Borusias së Dortmundit, që nesër kanë një test tejet të vështirë në transfertë përballë Lajpcigut.

NDESHJA – Leon Gorecka ishte padyshim lojtari më i mirë i takimit, teksa shënoi dy gola, në minutën e 34’ dhe 46’-të pjesës së parë. Hofenhajmi ngushtoi shifrat në 2 – 1 me anë të Shulc, por Levandovski vulosi fitoren e  Bajernit në minutën e 87-të, duke shënuar golin e tretë për kampionët e Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *