“Goodbye Jose”, Sevilja shkruan historinë

Pyetja spontane është: Zhoze Murinjo, a është më magjistari që ka qenë në futboll? Nëse shihet ecuria e tij që prej triumfit me Interin në Champions League shumë vite më parë, mund të thuhet pa frikë se portugezi e ka humbur magjinë e vet, futbollit të tij dhe metodave të veçanta të tij u ka ikur koha, ose thjesht rivalët e njohin aq mirë Murinjon, saqë nuk ka më sekrete.

Sot Sevilja fitoi 2-1 në Mançester, duke hyrë në histori për dy arsye: së pari, për herë të parë fitoi në Angli pas 6 tentativash bosh, dhe së dyti, për herë të parë siguroi një vend në çerekfinalet e Champions League.

Skuadër fantastike Sevilja, shumë solide në prapavijë, në të dyja ndeshjet, meritë e Vinçenco Montelës, që një duartrokitje e meriton, pas largimit si dështak nga Milani. Meritë edhe e sulmuesit Ben Jeder, vdekjeprurës me golat e tij në minutat 73 e 77, ndërsa në minutën e 83-të Lukaku shkurtoi, ironikisht, sepse belgu thuajse gjithnjë shënon gola pa vlerë, kur shënon në ndeshje të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *