Goodbye England, Runi shkon në Amerikë

0

Kur verën e shkuar Uejn Runi u kthye te Evertoni, ishte një histori si në filma. Një dashuri e pavdekshme, përqafim pas 13 vitesh te Mançester Junajtid, por një vit pas ribashkimit sulmuesi i famshëm anglez mund të largohet sërish.

Sipas Sky Sports, Evertoni ka gjetur marrëveshjen me DC Junajtid në Amerikë, për transferimin e numrit 10 të klubit nga Liverpuli.

Bëhet fjalë për 12 milionë sterlina që shkojnë në arkat e Evertonit, ndërsa Runi do bëhet futbollisti më i paguar në klubin nga Uashingtoni, sepse sipas The Sun paga e Runit do të shkonte mbi 14 milionë sterlina në vit dhe do paguhej nga Evertoni, DC Junajtid dhe Mançester Junajtid.

Tashmë 32 vjeç, Runi ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola në sezonin aktual me Evertonin. Ndonëse nuk është më në kulmin e karrierës, ish-sulmuesi i Anglisë mbetet një luks për futbollin amerikan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.