“Goodbye Conte”, Çelsi e bën zyrtare me tre fjali

0

5 radhë shkrim, kaq i janë dashur Çelsit për të hequr qafe Antonio Konten. Lajmi i largimit të trajnerit italian u bë publik që dje, ndërkohë që kishte javë të tëra që dihej se Konte do të largohej, por prishja e kontratës nuk ishte çështje aq e thjeshtë, sepse italiani kërkonte paratë.

Tashmë marrëveshja është arritur, Konte do të marë disa milionë euro për t’u ngushëlluar, ndërsa Çelsi punëson Mauricio Sarrin, i cili do të prezantohet në orët në vazhdim, së bashku me mesfushorin Zhorzhinjo, edhe ky te Napoli sezonin e shkuar.

“Çelsi dhe Antonio Konte nuk do të vijojnë më së bashku. Gjatë kohës së Kontes në klub, ne fituam titullin e gjashtë kampion dhe vendosëm një rekord me 30 fitore në 38 javë kampionati në Premier Ligë, si dhe vendosëm rekord për klubin, me 13 fitore rresht. I urojmë suksese në karrierë Kontes”, shkruhet në njoftimin e thatë të Çelsit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.