Gonzalo Higuain te Çelsi për 60 milionë euro

Gonzalo Higuain do të jetë lojtrai i ri i Çelsit. Juventusi dhe klubi anglez gjetën akordin për transferimin e sulmuesit në Londër, me kampionët e Italisë që do të përfitojnë shifrën bazë të 60 milionë eurove.

Zyrtarizimi i “Pipitas” do të bëhet menjëherë pas atij të trajnerit Mauricio Sarri. Në këtë mënyrë, drejtuesi i stolit dhe lojtrai argjentinas do të ribashkohen në Premierligë, pasi më parë kanë punuar bashkë te Napoli.

Roman Abramoviç po punon të zgjidhë kontratën me Antonio Konten, në mënyrë që ti hapte rrugën emërimit të Sarrit, me drejtimin e stolit të bluve që do të mbetet italian. Përsa i takon trajnerit të ri, mbeten ende për tu përcaktuar disa detaje me presidentin e Napolit, De Laurentis dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.

Menjëherë sapo të zgjidhet çështja e teknikut, Çelsi do të nisë punën për të mbyllur edhe negociatat me Juventusin për Gonzalo Higuain. Sipas akordit paraprak, sulmuesi argjentinas do të transferohet në “Stemford Brixh” për 60 milionë euro, pavarësisht moshës 30-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *