Golovin njeriu i momentit, vjen oferta e Çelsit

Aleksandër Golovin është njeriu i momentit në Rusi, sepse këtë Botëror ka qenë një zbulim për gjithë vëzhguesit dhe drejtuesit e klubeve që kanë shkuar në Rusi.

Mesfushori rus, vetëm 22 vjeç, është tashmë ndër lojtarët më të kërkuar në treg dhe CSKA fërkon duart, sepse po nis ankandi.

Juventusi u aktivizua i pari, duke bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh, plus bonuse, ndërsa më pas oferta u rrit në 25 milionë, por CSKA qëndron në pritje.

Sot mediat në Angli raportojnë se edhe Çelsi, ashtu si pritej, ka nisur bisedimet me klubin rus.

Roman Abramoviç nuk e ka problem të paguajë 30 milionë eurot që kërkon CSKA, ndërkohë që mund të mbështetet edhe të një emër i madh si trajneri Leonid Slutski, i cili është mik i ngushtë me Abramoviç, drejton Vitesen që është klubi satelit i Çelsit dhe ka ndikim të madh në zgjedhjet e Golovinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *