“Golin ia dedikoj familjes, ëndrra ime është Milani”

0

Patrik Kutrone duket me kilometra larg që do të bëhet një legjendë e Milanit, edhe pse duket herët për të folur. Ai dje i dha fitoren e madhe ndaj Interit skuadrës së tij dhe u duk sikur po fluturonte në fushë. I ri, por me zemër të madhe. “Duke menduar se deri dje isha me të rinjtë dhe tani ja çfarë ndodh, nuk diskutohet se e gjitha kjo është diçka e mrekullueshme dhe e pabesueshme”, – u shpreh sulmuesi. I pyetur për deklaratën e trajnerit Gatuzo, i cili ndeshjen me Interin e kishte quajtur si një finale Botërori, Kutrone komentoi: “Mendoj se kjo fitore na duhej për moralin. Derbi nuk është ndeshje normale. Tani duam të vazhdojmë me fitore duke u bazuar te ky rezultat dhe që nesër do të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën”.

Ëndrra

Kutrone është me këmbë në tokë dhe nuk po mendon që tani për aventura. “Tani për tani ëndrra ime është të qëndroj në këtë skuadër, sepse e dua Milanin dhe dua të vazhdoj këtu. Jam i lumtur me performancën time, me ecurinë individuale që kam pasur dhe me djemtë e tjerë. Kujt ia dedikoj golin? Familjes, sepse më mbështet gjithmonë. Çdo gol ia dedikoj gjithmonë familjes”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image