Goli më i bukur i sezonit, CR7: Nuk e harroj kurrë atë moment

Kristiano Ronaldo fitoi çmimin e UEFA-s për golin më të bukur të vitit dhe portugezi ka reaguar në “Twitter” për çmimin që do e tërheqë me datë 30 gusht në Montekarlo.

I falënderoj të gjithë që kanë votuar për golin tim. Një moment që nuk do e harroj kurrë, sidomos reagimin e fansave në stadium”, komenton sulmuesi i Juventusit.

Ronaldo shënoi një gol të magjishëm në “Allianz Stadium”, kur mbante veshur akoma bluzën e Realit. 33-vjeçari shënoi kundër skuadrës aktuale duke i shtangur të gjithë më rroveshatë e tij. E bukura ndodhi më pas, kur tifozët bardhezi duartrokitën lojtarin portugez. Moment i paharrueshëm, ndërsa po të njëjtët tifozë, mezi po presin golin e tij të parë me ngjyrat bardhezi për të shpërthyer në festë dhe për t’i dhuruar Ronaldos duartrokitje më të zjarrta se në ndeshjen e marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *