Goli i Rashicës shkakton përplasje te Bajerni, Kimish dhe Boateng shfryjnë nervat

Bajerni i Mynihut fitoi me goleadë ndaj Verder Bremenit ndeshjen e shkuar, ku ndeshja përfundoi me shifrat 6-1. Por të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin lojtarët e Verderit, me anë të një goli fantastik të ardhur nga këmbët e Milot Rashicës. Ky i fundit dribloi me lehtësi Boatengun dhe më pas la të shtangur edhe Nojerin me goditjen e tij.

Ky episod ka sjellë edhe konflikte mes futbollistëve të skuadrës bavareze. Kimish dhe Boateng janë përplasur kokë më kokë me njëri – tjetrin. Është dashur ndërhyrja e Alaba për të qetësuar diçka, pasi Kimish mesa duket ka mbetur i pakënaqur me mënyrën se si shoku i tij i skuadrës Boateng është dribluar në atë mënyrë./Sport Ekspres/