Goli i parë juventin, Bentakur ka një dedikim të veçantë

Rodrigo Bentakur u transferua nga Boka Zhuniors te Juventusi në verën e kaluar, ndërsa sot ka gjetur golin e parë si bardhezi. 21-vjeçari uruguaian shënoi golin e parë të fitores 0-2 kundër Udinezes në transfertë, ndërsa është shfaqur tepër i lumtur për fitoren e ekipit.

Mesfushori ka një dedikim të veçantë për golin e shënuar, ndërsa shpreson që Juventus të vazhdojë në këtë formë, duke arritur rezultate pozitive.

“Jam shumë i lumtur me ndeshjen që zhvilluam dhe kam ‘kënaqur’ kërkesat e trajnerit. Jam i lumtur për golin e shënuar, është i treti në karrierën time dhe i pari me Juventusin, por jam më i lumtur për fitoren. Golin ia dedikoj mamasë time, e cila po më ndjek nga qielli. Po bëjmë një kampionat të shkëlqyer dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu deri në fund”, përfundon mesfushori uruguaian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *