Goli i parë i anglezëve, flet Vinicius Junior: Nuk ka nevojë për celular! E pa gjithë stadiumi se Jesus ka shtyrë Ramos

Vinicius Junior duket i bindur se goli i parë i Manchester Cityt ndaj Realit të Madridit ishte i parregullt. Dyshimet janë për atë dorë të Gabriel Jesus ndaj Sergio Ramos, që sipas madrilenëve ka prishur ekuilibrin e mbrojtësit spanjoll dhe duhej të jepej faull.

“Nuk kam nevojë që ta shoh sërish në celular. E pa i gjithë stadium sesi Jesus ka shtyrë pak Sergio Ramosin. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi gjakftohtë dhe të fokusuar për të fituar. Ishte shumë e vështirë që ta kontrolloje lojën dhe e dinim se do të hishte e vështirë. Me Ramosin nuk kam folur ende, por duhet të reagojmë. Me trajnerin do të flasim nesër dhe tani do ta kemi mendjen te “El Clasico”, ka thënë Vinicius Junior. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *