Goli i Mesit i rregullt, për… një kompani bastesh

0

Betfair, një ndër kompanitë më të mëdha të basteve në botë, ka vendosur të bëjë diçka të rrallë: Goli i Lionel Mesit shënuar të dielën ndaj Valencias është i rregullt!

Një vendim i bujshëm i kompanisë së famshme, që ka vendosur të paguajë gjithë bastet për fitoren e Barcelonës, edhe pse mbaroi 1-1 dhe Mesit nuk iu akordua një gol i bujshëm, me topin që kaloi thuajse gjysmë metri vijën fatale. Është një praktikë e përhapur në Britaninë e Madhe dhe tashmë edhe Betfair pranon të humbasë miliona, vetëm e vetëm për të reklamuar veten dhe për të treguar se është një ndër kompanitë më serioze dhe të ndershme në botë.

“Betfair, si një gjest vullneti të mirë dhe drejtësie për klientët e vet, jo vetëm që do të paguajë gjithë bastet për barazim te Valencia-Barcelona, por do të paguajë edhe ata që vendosën bast për fitoren e Barcelonës”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.