Goli i katërt dhe asist, Bakaj nuk ndalet në Bjellorusi

0

Elis Bakaj vazhdon të shënojë në Bjellorusi me Shaktjor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e avantazhit 1-2 ndaj Torpedo Minsk në transfertë. Në fundin e pjesës së parë ai ktheu në gol një penallti.

Për ish-lojtarin e Kukësit, që u transferua vjet në Bjellorusi, ky është goli i katërt i shënuar. Ndërkohë që ndeshja ende nuk ka përfunduar dhe rezultati ka shkuar në 2-3 për skuadrën e Bakajt. Sulmuesi arriti të asistonte për Laptev, i cili me kokë pas krosit nga këndi u tregua i saktë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.