Golf, tifozi telefonon dhe ndëshkon bukuroshen amerikane

0

E imagjinoni që një tifozë të marrë telefonin, të telefonojë organizatorët e një turneu dhe të ndryshojë rezultatin e një gare?

Në golf mund të ndodhë dhe ka ndodhur edhe të dielën, në Kaliforni.

Një histori qesharake, aq sa duket humor, por nuk është kështu. Në golf ndalohet rreptësisht lëvizja, qoftë edhe një centimetër, e topit, ndaj një spektator ka vënë re në televizion se golfistja 22-vjeçare Leksi Tompson, numri 4 në botë dhe yll i golfit në Amerikë, shkeli rregulloren të dielën.

Një telefonatë organizatorëve të turneut të rëndësishëm “ANA Inspiration”, disa analiza të pamjeve televizive dhe ndëshkimi: 4 goditje penalizim, duke kaluar në disavantazh me dy goditje ndaj koreano-jugores Riu So Jeon.

Tompson nuk u besonte veshëve, kur drejtuesit e turneut i shpjegonin se lëvizi topin 1 centimetër dhe ajo quhet shkelje e rëndë, që deri para pak kohësh vlente skualifikimin. Mes lotëve, Tompson e humbi sfidën dhe u eliminua, por është bërë e famshme në ueb, pasi lajmi ka bërë xhiron e botës.

Më parë një gjë e tillë i ka ndodhur edhe të madhit Tajger Uds, i cili dje postoi në Tëitter: “Kush sheh nga televizori nuk duhet të ketë pushtetin e një arbitri”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image