“Goleadori” Sadiku: Jam ambicioz, synojmë të përsërisim historinë

0

Armando Sadiku është rikthyer në fushat e lojës dhe në një ndeshje kontrolli me skuadrën e Luganos, ka gjetur dhe golin. Sulmuesi kuqezi ka folur pas kësaj ndeshje, ku ka përmendur rikthimin te ekipi zviceran, rikuperimin nga dëmtimi, atmosferën rreth tij dhe ambiciet që ka, si personalisht, ashtu dhe me klubin.

Në fjalën e tij për “RSI.cv”, Sadiku tha: “Këtu i njoh djemtë, ka gjithmonë atmosferë pozitive. Ende nuk jam në 100% të formës time, por kemi dhe dy javë kohë para ndeshjes ndaj Tunit.”

Për mua është e rëndësishme të stërvitem mirë dhe të jem gati. Çdokush që më njeh, e di se sa ambicioz jam. Gjithmonë jap 100% tim në fushën e lojës.”

Dy vjet më parë, kur unë luaja këtu, kemi bërë histori duke u kualifikuar për në “Europa League”. Unë besoj sërish te ky objektiv, pasi kemi mundësi dhe nga kampionati, por dhe nga Kupa e Zvicrës”,- u shpreh Sadiku.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.