Goleadori Rexhinaldo me “mision”, lë Shqipërinë

0

Rexhinaldo nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Kukësit, por gjithsesi mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu. Pesë golat e shënuar në muajin shtator kanë bërë që sulmuesi të ftohet nga Mozambiku.

Më datë 13 dhe 16 tetor përballen me Namibinë dhe Rexhinaldo mezi pret të luajë. Ai u ftua edhe herën e fundit, por një dëmtim e penalizmi dhe nuk u aktivizua. Tanimë dëshiron të japë kontributin e tij për Mozambikun.

Sot ai ka lënë Shqipërinë dhe do t’i bashkohet kombëtares së tij, ndërkohë që ka postuar një foto nga aeroporti i Rinasit përpara se të ndërmerrte fluturimin për në vendin e origjinës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.