Goleadori Danilo Alvesh, vlerësim për sulmuesin në Kazakistan

0

Danilo Alvesh u largua nga skuadra e Flamurtarit në muajin janar për t’iu bashkuar skuadrës kazake, Okztepes, ku po bën ndeshje shumë të mira. Sulmuesi 28-vjeçar ishte autori i golit të vetëm për skuadrën e tij fundjavën e shkuar, por përveçse gjeti rrjetën, bëri dhe një paraqitje shumë të mirë.

Alvesh shënoi golin e tij të dytë në kampionatin kazak, në takimin kundër Kaisarit. Në minutën e 37’, braziliani barazoi shifrat. Ish-sulmuesi i Flamurtarit u përfshi dhe në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kazak të futbollit, duke marrë kështu një tjetër vlerësim. Deri më tani, Danilo ka luajtur plot 593 minuta në kampionat, ku në 8 sfida,  i ka startuar si titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.