Golden State janë makineri, Nuggets përmbysin Grizzlies

0

Golden State Warriors janë të pandalshëm, teksa kanë marrë fitoren e 11-të radhazi. Këtë herë triumfuan ndaj një ekipi të vështirë si Indiana Pacers dhe e bënë me rezultatin e thellë 100-132. Perioda e parë dhe e katërt ishte super për kampionët në fuqi, që u udhëhoqën nga Stephen Curry (26 pikë) dhe DeMarcus Cousins (22 pikë). Thompson e Durant gjithashtu realizuan nga 16 pikë.

Denver Nuggets ka përmbysur në periodën e fundit Memphis Grizzlies, në një takim që u mbyll 92-95. Nikola Joki? (24 pikë), Will Barton (20 pikë) dhe Malik Beasley (18 pikë) mblodhën forcat së bashku për të nxjerrë të humbur Marc Gasol (28 pikë) dhe Mike Conley Jr. (23 pikë).

Boston Celtics ka bërë detyrën kundër Brooklyn Nets, pasi ka fituar 112-104. Fitore edhe për Charlotte Hornets, që likuiduan New York Knicks 101-92. Los Angeles Clippers u befasua nga Atlanta Hawks me rezultatin 118-123. Tobias Harris realizoi 30 pikë, por në fund ai dhe skuadra e tij dolën me kokën ulur.

Charlotte Hornets-New York Knicks 101-92
Indiana Pacers-Golden State Warriors 100-132
Boston Celtics-Brooklyn Nets 112-104
Memphis Grizzlies-Denver Nuggets 92-95
Los Angeles Clippers-Atlanta Hawks 118-123

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.