Golashënues por i pafat, ëndrra e Salihit ndalet në një… “fshat”

Ndonjëherë, edhe nëse jep maksimumin, mund të mos arrish objektivin. E provoi sot Hamdi Salihi, që edhe pse u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës 2 në Austri, nuk arriti të ngjiste skuadrën e tij, Vjener Nojshtad, në Bundesligën elitare… Rrugëtimi i nisur përpara shumë muajsh u ndal në Polten, një qytezë e Austrisë, me 50 mijë banorë, aty ku duhej një fitore me të paktën 2 gola diferencë, por që rezultati final tha 1-1, ku shkodrani ishte në fushë dhe shënoi. Në playoff për ngjitje, në fakt, humbja 0-2 brenda fushës, ndikoi jo pak për skuadrën ku aktivizohet shkodrani, që megjithatë bëri të mundur të ndiqej objektivi, deri në fund, me golat dhe pikët e grumbulluara pikërisht nga këmbët e tij. Tani, nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Salihit, por fakti është që ai do të donte të qëndronte në Austri, aty ku është në habitatin natyral…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *