Gola, spektakël por edhe mesazhe dedikuese/ Dortmund kërkon drejtësi për Floyd dhe dënon rracizmin

Amerika prej disa ditësh është nën flakë për shakak të humbjes së jetës të një shtetasi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën si pasojë e bllokimi të frymarrjes nga ana e një polici gjatë arrestimit të tij. Edhe Europa e ka dënuar këtë akt duke e cilësuar si një vrasje e qëllimshme dhe rraciste. Edhe futbolli është sensibilizuar me këtë rast duke shprehur ngushëllime.

Shembulli më i fundit vjen nga ndeshja mes Paderborn dhe Dortmund ky dy lojtarë të kësaj të fundit kanë kërkuar një drejtësi për ngjarjen e rendë. Hakim dhe Sancho pas realizimi të golave shfaqën mesazhin dedikues për humbjen nga jeta të afro-amerikanit. “Drejtësi për George Floyd”-shkruhej në mesazhin e lojtarëve duke dënuar njëkohësisht edhe rracizmin e njerëzve me ngjyrë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *