Gola, muzikë dhe modë: Ikardi zbavitet me Robi Uilliams

0

Në Milano ka nisur java e modës dhe shumë sportistë marrin pjesë në eventet e organizuara nga stilistë të ndryshëm. Pas supergolit të shënuar përballë Totenhemit dhe arritjes së fitores, Mauro Ikardi i ka lejuar vetës disa momente argëtim, duke marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga stilisti i famshëm Xhorxho Armani.

Sulmuesi i Interit ka qenë i shoqëruar nga gruaja dhe menaxherja e tij, Vanda Nara. I pranishëm në event ka qenë këngëtari i famshëm Robi Uilliams, i cili ka performuar brenda aeroportit të Linates. Çifti ka qenë në rreshtin e parë, të veshur me Armani dhe kanë shijuar performancën e Uilliams.

Ky i fundit ka përshëndetur Ikardin dhe Narën gjatë performancës së tij, siç dallohet në videon e postuar në rrjetet sociale nga Wanda Nara. “Çfarë mbrëmje! Faleminderit Robi Uilliams. Mirë se erdhe në Milano“, ishte komenti i Narës në postimin e bërë. Në fund të eventit, të dy kanë shkëmbyer përqafime dhe me stilistin e famshëm italian, Xhorxho Armani.

Sulmuesi argjentinas u zhbllokua në Champions, ku gjeti golin e parë të sezonit dhe shpreson të vazhdojë me gola dhe paraqitje të mirë në vazhdim. Në fundjavë Inter do të përballet me Sampdorian, skuadrën me të cilën Ikardi aktivizohej përpara se të transferohej tek Inter.

 

View this post on Instagram

 

What a night !!! Thanks @robbiewilliams Benvenuto a Milano !!! #MFW @mauroicardi

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.