Gola, gjak dhe sherr, Depaj vendos Marsejë-Lion

Këto vitet e fundit Lioni i është bërë makth Marsejës dhe ashtu ndodhi edhe sot, në një ndeshje të pabesueshme, që i pati të gjitha, edhe sherr masiv në mbyllje të ndeshjes. Marseja e nisi mirë, duke shënuar e para, por në fund rezultati ishte 3-2 për Lionin.

Barazimi erdhi nga një autogol i Adil Ramisë në fund të pjesës së parë dhe Auar kaloi Lionin në avantazh në minutën e 52-të. Mitroglu ktheu baraspeshën në minutën e 84-t, por në minutën e fundit Mempfis Depaj, i futur në pjesën e dytë, vendosi ndeshjen. Festë duke mbyllur veshët për holandezin, i gjakosur në fytyrë.

Pas ndeshjes, sherr masiv: reklama e bukur për kampionatin francez u njollos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *