Gola dhe histori, Xheko i bashkohet elitës së numrave 9 te Roma

Edin Xheko u largua nga Mançester Siti në drejtim të Romës dhe që nga zbritja e tij në kryeqytetin italian, sulmuesi boshnjak ka qenë “beniamini” i tifozerisë romake. 32-vjeçari ka qenë pikë referimi te skuadra verdhekuqe dhe që tani, konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka mbajtur veshur fanellën me numër 9.

Pavarësisht se fanellën me numrin 9 e kanë mbajtur emra shumë të njohur, si Batistuta dhe Rudi Fëler, Xheko konsiderohet si lojtari më i mirë që ka mbajtur ndonjëherë këtë fanellë. Gola spektakolarë, të rëndësishëm, lojtar skuadre, shpeshherë dhe kapiten: Veterani i sulmit ka bërë të gjitha te Roma.

Rudi Fëler: 68 gola në 197 ndeshje! Fitues i Kupës së Italisë në vitin 1991

Sezoni më i mirë i sulmuesit boshnjak me fanellën e Romës ka qenë pikërsisht sezoni i shkuar, ku arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe ndihmoi Romën te renditet në vend të tretë në kampionat, pas Juventusit dhe Napolit.

Gabriel Baitstuta: 30 gola në 63 ndeshje! Fitues i kampionatit në vitin 2001

Ky sezon mund të konsiderohet si i dështuar për Romën, pasi janë shumë larg pritshmërive, por Xheko është ende aty, duke nxjerrë skuadrën e tij nga shumë situata të vështira. Në takimin kundër Frosinones, ishte pikërisht Xheko që shënoi dy gola, madje dhe golin e fitores, në sekondat e fundit të takimit, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës romake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *