Gol Tirana, “Fanatics” ndërpresin finalen dhe “djegin” stadiumin

0

“Fanatics” e premtuan dhe e mbajtën fjalën. Tifozeria ultras e Tiranës e ka ndezur “Elbasan Arenën”, duke ndalur ndeshjen për shumë minuta, pak pasi Ede shënoi golin e avantazhit në minutën e 21-të.

Një parullë gjigante:

“PAAFTËSIA JUAJ NA BËN ME VJELLË,

NUK MBULOHET TURPI ME NJË KUPË PA VLERË”.

Tymues pa fund në fushë, ndërprerje e takimit dhe policia në alarm, por pak nga pak gjithçka u normalizua dhe ndeshja rinisi.

Gjithsesi, mesazhi i “Fanatics” ishte i fortë dhe domethënës, ndërsa pas ndërprerjes së takimit shumica e tifozëve braktisën stadiumin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here