Gol shqiptar për Lokomotivën, Kastrati dhe Uzuni të pandalshëm

0

Lokomotiva e Zagrebit po luan një miqësore përballë Goricës, me dyshen shqiptare Uzuni-Kastrati në formacionin startues dhe dy lojtarëve kuqezi, iu kanë mjaftuar vetëm 7 minuta lojë për të marrë rolin e protagonistit.

Kastrati merr një top në mesin e fushës dhe shpërthen drejt zonës kundërshtare. Talenti kosovar pason topin te Uzuni dhe sulmuesi kuqezi kurrsesi nuk mund të gabonte, pasi është në formë të shkëlqyer.

23-vjeçari i dha avantazhin skuadrës së tij dhe rikonfirmoi dhe njëherë tjetër momentin e mirë që po kalon. Gjithsesi, ky gol i Uzunit nuk mjaftoi që skuadra e tij ta mbyllte këtë miqësore me triumf, pasi Gorica do të barazonte në sekondat e fundit të sfidës.

Miqësore

Lokomotiva e Zagrebit – Gorica   1-1
Shënues: Uzuni 7’ (Kastrati)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.