Gol pas 3 minutash te Albacete, trajneri i Barcelonës B e pranon: Rei Manaj mund të vijë tek ne!

Shumë është përfolur për transferimin e Rei Manajt te Barcelona. Katalanasit kanë planifikuar që ta transferojnë këtë futbollist te ekipi B fillimisht, për të marrë eksperiencën e duhur dhe për të parë me kohën nëse mund të ketë hapësira për ekipin e parë.

Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte pas 3 minutash në humbjen e sotme të Albacetes në shifrat 4-2 ndaj Tenerifes. I aktivizuar në minutën e 64, do të shënonte menjëherë. Ndërkohë trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta, ka folur hapur në lidhje me këtë çështje:

“Rei Manaj është një futbollist për të cilin ne jemi të interesuar për ta marrë. Ai mund të arrijë në skuadrën tonë”, tha shkurtimisht Pimienta, pas fitores në derbin e vogël ndaj Espanjolit në shifrat 2-0. /Sport Ekspres/