Gol nga “bungee jumping”, shqiptari parashikoi fitoren e Francës (VIDEO)

Një shqiptar parashikoi triumfin e Francës në Botërorin 2018 në mënyrë të pazakontë: duke shënuar një gol në ajër, ndërsa hidhej nga ura i lidhur me litar në këmbë, në sportin e njohur ndryshe si ” bungee jumping”.

Ai është Artemis Varfi, i lindur në Shqipëri dhe që prej vitesh jeton dhe punon në Greqi. Pasionin për adrenalinën, ku është instruktor profesionist i “bungy jumping” e lidhi me pasionin për futbollin.

Rezultati, ashtu edhe si duket në video, është mbresëlënës. Gjithçka ndodhi në urën e Kanalit të Korinthit, një prej pikave turistike më të famshme në vendin fqinj.

Me fanellën e Francës dhe ish-sulmuesit legjendar Henri në shpinë, djaloshi fluturoi nga ura dhe në ajër arriti të godiste topin me kokë, mes entuziazmit të të pranishmëve. Një parashikim i saktë, me blutë që triumfuan 4-2 në finalen përballë Kroacisë dhe festën titullin e dytë botëror në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *