Gol me aromë elite! Ylber Ramadani tund rrjetën në Danimarkë, pret vërshëllimën t’i fali ekipit festën

Ylber Ramadani është kthyer protagonist në ndeshjen e sotme. Vejle udhëheq ndaj Nykoping me falë golit të shënuar nga mesfushori shqiptar.  Një gol ky që në fund mund të ketë jo vetëm vlerën e 3 pikëve, por edhe të elitës së Danimarkës. Vejle mban vendin e parë në kampionat, ndërsa nëse shfrat e takimit të sotëm nuk ndryshojnë, atëherë diferenca me ekipin e dytë shkon në 9 pikë.

Kjo përkthehet në sigurimin e biletës për në kategorinë kryesore të Danimarkës dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Kështu së bashku me Ramadanin, edhe Ajeti e Muçolli do të kenë mundësinë që sezonin e ardhshëm të luajnë në nivelin më të lartë të futbollit danez. Pritet vetëm vërshëllima përfundimtare nga arbitri në mënyrë që mesfushori shqiptar t’i fali festën klubit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *