“Gol, jo gol“? Broja në aksion me ekipin e parë ndaj Rudiger, në Angi e shohin si një alternativë për Lampard

0

Puna e mirë e bërë me ekipet zinxhirë të Chelsea-t tashmë ka nisur të shpërblehet për Armando Brojës. Ky i fundit ka treguar se di të shënojë dhe mund të jetë i vlefshëm për ekipin sa herë që nevojitet. Por debutimi i 8 marsit mund të mos jetë e vetmja herë kur talenti shqiptar të shkelë në fushë me fanellën e skuadrës së parë. Sulmuesi 18-vjeçar i është bashkuar ekipit A nën urdhërat e Frank Lampard që nga momenti kur në Angli ka rinisur stërvitja në grup.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe vetë Broja, që nëpërmjet rrjetit të tij social në “Instagram“ shpërndan edhe foto nga seancat stërvitore të Chelseat. Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme, ku tregon veten e tij në aksion ndaj Rudiger, teksa në foton e shkrepur kërkon përgjigjen e tifozëve nëse kishte gol apo jo.

Por miratimi i rregullave të reja jep shpresë që futbollisti shqiptar të jetë një mundësi për Lampard deri në përfundim të këtij sezoni, që ka për të qenë i ngjeshur. Ekipet e Premier League do të lejohet të kenë në dispozicion 20 lojtarë për një ndeshje, ndërsa zëvendësimet e lejuara janë 5. Sipas “Football.London“ një gjë e tillë i jep më tepër shanse Brojës dhe Anjorin. Duke marrë parasysh edhe faktin se Chelsea do të ketë mungesa kur kampionati të rinisë si dhe kalendari i ngjeshur kërkon rotacion, atëherë Broja vjen si një alternativë e vlefshme për “blutë e Londrës”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.