Gol dhe triumf për Seferin, sulmuesi kuqezi bën liderin në Zvicër

0

Sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi është pikë referimi te skuadra zvicerane e Uinterthur. Në takimin e sotëm përballë Rapersvil, Seferi luajti nga minuta e parë, duke u bërë dhe protagonist.

Ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi shënoi golin e dytë dhe atë vendimtar për skuadrën e tij, në minutën e 89’ të sfidës. Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Seferin, që është dhe golashënuesi më i mirë për skuadrën e Uinterthur.

Kjo fitore e afron edhe më shumë Uinterthurin me vendet e para në renditje, pasi ngjitet në kuotën e 37 pikëve, po aq sa ka dhe Lozana e vendit të dytë.

Uinterthur – Rapersvil  2-0
Shënues: Radice 13’, Seferi 89’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.