Gol dhe selfie “ala Toti”, Kosta udhëheq Bajernin!

0

Arturo Vidal dhe braziliani i japin fitoren Bajernit përballë Gladbahut. Bavarezët kthehen tek suksesi në Bundesligë

Bajerni ka lënë prapa mini-krizën dhe në harkun e katër ditëve ka marrë dy fitore të rëndësishme, në mesjavë në Ligën e Kampioneve dhe dje në Bundesligë. Bavarezët i janë kthyer sukseseve në kampionatin gjerman duke likuiduar pa shumë probleme Borusian e Mënçengladbahut 2-0. Bajerni ka zgjidhur gjithçka në pjesën e parë kur Arturo Vidal fillimisht (16’) dhe Dagllas Kosta më pas (31’) kanë shënuar golat e suksesit të kampionëve të Gjermanisë. Kjo ishte fitorja e parë e Bajernit pas tre vjetësh kundër Gladbahut.
Ançeloti me rotacion – Për takimin kundër Borusias, trajneri i Bajernit, Karlo Ançeloti kishte bërë disa ndryshime krahasuar me ekipin që zbriti në fushë përballë PSV-së në Champions. Boateng, Kimish dhe Tomas Myler kanë përfunduar në stol, ndërsa kapiteni ahm në tribunë. Në fushë nga minuta e parë Arturo Vidal dhe Dagllas Kosta. Edhe Gladbahu ka pasur disa probleme në formacion, pas angazhimit në Champions në mesjavë dhe suksesin kundër Sëlltikut.
Vidal prish baraspeshën – Bajerni e ka nisur mjaft mirë takimin duke u “derdhur” menjëherë në sulm. Dagllas Kosta i kthyer në formën më të mirë ka qenë rreziku numër një për mbrojtjen e Gladbahut. Për të parë golin e parë të Bajernit 75 mijë të pranishmit në “Allianz Arena” presin vetëm një çerek ore. Pas krosimit të Rafinjës, Arturo Vidal me kokë kalon përpara Bajernin.
Kosta gol e selfie – Bajerni nuk kënaqet vetëm me një gol dhe pasi ka kaluar gjysmë ore lojë dyfishon shifrat. Këtë herë është Dagllas Kosta që dyfishon rezultatin. Por çfarë është më e bukura është festimi i sulmuesit brazilian. Ai shkon drejt tifozëve duke marrë një celular dhe shkrepur një selfie me ta. Në pjesën e dytë nuk ka shumë raste për shënim, sepse Bajerni mjaftohet me 2-0 e pjesës së parë. Ançeloti i kthehet fitores edhe në kampionat duke i dhënë një shkelm nini-krizës së bavarezëve.

Bajern – M’Gladbah 2-0

Shënues: Vidal 16’, Kosta 31’

E shtunë 22 tetor 2016 “Allianz Arena”

Bajern Mynih: Noier, Alaba, Humels, Havi Martinez, Rafinja (Kimish 83’), Tiago Alkantara, Ksabi Alonso, Vidal, Dagllas Kosta (Myler 73’), Levandovski, Roben (Renato Sançez 80’. Trajner: K.Ançeloti

M’Gladbah: Zomer, Vendt (Shulc 65’), Elvedi, Vestergard, Korb, Kramer, Strobl, Johnson, Shtindl, Hofman (Jantshke 46’), Hahn (Herrman 79’). Trajner: A.Shubert

Gjyqtar: J.Dres

Kartonë të verdhë: Kramer 71’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here