Gol dhe festim polemizues, racizëm në Juve-Kaliari

Në Itali futbolli rrallë mbetet i pastër, pa polemika, akuza, dyshime.

Edhe fitorja e Juventusit në Kaliari është mbushur me helm, për shkak të sjelljes skandaloze të një pjese të tifozerisë vendase, që kishte në shënjestër sulmuesin e ri të Juves, Mojze Ken.

19-vjeçari i kombëtares italiane mbajti gjithçka brenda, por kur shënoi u kthye nga tifozët vendas dhe i sfidoi me festimin e tij, duke provokuar një lumë ofensimesh e fishkëllimash.

Pamje skandaloze, që në Sky u munduan t’i maskojnë, duke thënë se gjithçka nisi nga festimi i Ken, por e vërteta ishte tjetër, sepse ulërimat e shtazëve në stadium dëgjoheshin gjatë gjithë ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *