Gol dhe asist/ Gerrard i mahnitur për herë të dytë: Sot të gjithë të flasim për Florian Kamberin

Florian Kamberi është e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë sa i përket majës së sulmit. Gjithmonë i kemi vënë në dukje aftësitë e këtij futbollisti, që nuk i ngjajnë lojtarëve të tjerë që kemi te kuqezinjtë.
I aftë për të zgjidhur i vetëm ndeshjen, driblime të mira, asiste dhe gjuajtje “vdekjeprurëse” për kundërshtarin. Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme, atje ku Rangersi barazoi në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj St.Johson.

Sulmuesi shqiptar shënoi një super gol dhe dha një asist për Aribo, ndërsa hyri në lojë në minutën e 46. Trajneri Steven Gerrard e kishte paralajmëruar që të mërkurën, duke thënë se ka ngelur i mahnitur me mënyrën sesi stërvitet Kamberi dhe sesi po ambientohet te Rangersi. Ndërkohë menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm, ka thënë:

“Jam shumë i mërzitur me pjesën mbrojtëse dhe mënyrën sesi ne i kemi pësuar golat. Pjesa e parë për t’u harruar, por kemi bërë kaq shumë gjëra të mira në pjesën e dytë. Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin. Ai ishte i jashtëzakonshëm kur hyri në fushë. Përfundimi i golit i pabesueshëm, guxim i shkëlqyeshëm për të na dhënë edhe golin e dytë”, ka thënë Gerrard. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *