Goditje në frymën e fundit, Evertoni i befason të gjithë

Merkatoja në Angli ka qenë intensive sot, në ditën e mbylljes së transferimeve, teksa disa klube kanë goditur në fundi. Evertoni është një nga ato ekipe që  merkaton këtë verë e ka bazuar te Barcelona. Për krahun e majtë të mbrojtjes është afruar francezi Lukas Dinje nga katalanasit, ndërkohë që është mbyllur edhe transferimi i Jerri Mina te skuadra blu e Liverpulit. Kolumbiani kalon në Angli për 30.5 milionë euro, plus 1.5 milionë euro bonuse. Megjithatë, ka një problem për Evertonin: Barcelona ka vendosur në kontratën e shitjes një klauzolë që i lejon riblerjen nëse Mina ngjitet në nivelin e pritshëm.

Edhe Andre Gomesh, i cili është kërkuar nga disa klube në Spanjë dhe Uest Hemi në Angli, është zyrtarzuar tek Evertoni. Barcelona e ka dhënë në huazim për 2.5 milionë euro.

Skuadra angleze nuk e mbyll me kaq merkaton. Qendërmbrojtësi Kërt Zuma do t’i bashkohet gjithashtu Evertonit në huazim nga Çelsi. Për të është refuzuar një ofertë nga Mançester Junajtid. Ky klub ka dështuar gjithashtu të marrë edhe Minan nga Barcelona.

Goditja tjetër është ajo e Bernard, i cili ka nënshkruar me Evertonin për katër vite. Milani, Interi dhe Çelsi e donin mesfushorin brazilian. Për më tepër anglezët e kanë marrë me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me ukrainasit e Shahtar Doneck.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *