Goditje e Simeones, transferon yllin e Junajtid pa shpenzuar asnjë qindarkë

0

Te Mançester Junajtid janë disa lojtarë që nuk kanë rinovuar kontratën dhe pritet të largohen këtë merkato verore. Mes tyre është edhe Huan Mata. Fantazisti erdhi në vitin 2014 në Old Trafford, duke bërë më shumë se 200 paraqitje me fanellën e Junajtid. 30-vjeçari nuk dëshiron të vazhdojë më tej aventurën me anglezët. Barcelona ka kohë që e ka në planet e saj. Megjithatë, Atletiko e Madridit shihet më afër spanjollit.

Babai dhe njëkohësisht agjenti i tij, gjatë intervistave të dhëna ka lënë të kuptohet se Mata do të vazhdojë në La Liga dhe “Los Colchoneros” shihen si vendi më ideal, pasi do ta kishte më të sigurtë një vend në formacion. Ai është rritur në akademinë e Realit të Madridit. Si profesionist është dalluar me Valencian, për të kaluar në 2011 të Çelsi pas 4 vitesh në Mestalla.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.