Goditje e rëndë për Totenhemin, në Old Trafford pa yllin e sulmit

Nesër në Old Trafford luhet supersfida e Premier Ligës angleze, mes Mançester Junajtid dhe Totenhemit, dy ndër rivalet kryesore të Mançester Sitit në garën për titull. Për momentin Siti ka 5 pikë më shumë, ndaj Junajtid dhe Totenhemi e kanë të qartë që barazimi nuk u vlen shumë.

Megjithatë, Totenhemi e pret me frikë ndeshjen e nesërme, jo thjesht për faktin se në Old Trafford ka një bilanc të tmerrshëm (kanë humbur 20 nga 25 ndeshjet e fundit në Old Trafford), por mbi të gjitha sepse është dëmtuar sulmuesi kryesor Herri Kejn.

Ylli i sulmit të Totenhemit, në superformë këtë sezon, u dëmtua javën e shkuar dhe mungoi edhe në esjavë në kupë, ndërsa nuk është riaftësuar dot në kohë për sot, ndaj në vend të tij pritet të luajë Fernando Jorente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *