Goditje e rëndë për Belgjikën, mesfushori jep dorëheqjen papritmas

Kombëtarja e Belgjikës ka humbur njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit. Bëhet fjalë për mesfushorin Maruan Felaini, i cili ka njoftuar se dorëheqjen nga futbolli ndërkombëtar nëpërmjet një lajmërimi në rrjetet sociale.

“Ka ardhur koha t’i hap rrugën brezit të ri”, shkruan Felaini, i cili debutoi me Belgjikën 12 vite më parë dhe ka siguruar 87 aktivizime me kombëtaren e “djajve të kuq”.

Mjafton të themi se në 12 vite Felaini ka qenë dëshmitar dhe “aktor” i një ndryshimi rrënjësor të futbollit belg. Në vitin 2007 Belgjika ishte ndër ato kombëtare që ndodhej shpesh në vazon e katërt në shortet e kualifikueseve të Europianit ose Botërorit, ndërsa sot mban vendin e parë në botë në renditjen e FIFA-s.

https://www.instagram.com/p/BuuHB_yHmxn/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *