Goditje e rëndë për Barcelonën, mbrojtësi mbyll sezonin

Epidemia e dëmtimeve që ka kapur klubin e Barcelonës nuk po ndalet. Lojtari më i fundit që ka i është drejtuar infermierisë është mbrojtësi Samuel Umiti. Francezi ishte programuar të luante në takimin e djeshëm ndaj PSV-së, por shqetësimet e vazhdueshme në gju e detyruan atë t’i nënshtrohej me urgjencë analizave të detajuara mjekësore.

Sipas “Radio Catalunya”, mëngjarashi i prapavijës së katalanasve do i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e majtë. Periudha e riaftësimit do të zgjasë të paktën pesë muaj, pra sezoni për Umtitin mund të quhet i mbyllur.

Dëmtimi i qendërmbrojtësit mund të detyrojë klubin katalanas që të ndërhyjë në merkato janarit. Emri më i përfolur i momentit është ai qendërmbrojtësit 19-vjeçar të Ajaksit Matis De Ligt, për të cilën janë të interesuara një sërë klubesh të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *