Goditja e Romës, merr “arkitektin” e sukseseve të Seviljes

0

“Sky Italia” konfirmon se Monçi do të lërë Seviljen për t’u bërë drejtor sportiv i Romës. Bëhet fjalë për një ndër drejtuesit më të mirë në arenën ndërkombëtare, aq që konsiderohet si arkitekti real i mrekullisë Sevilja, që këto vitet e fundit ka dominuar Ligën e Europës dhe është kthyer në një makinë perfekte, duke ruajtur ekuilibra të shkëlqyer mes financave dhe rezultateve në fushë. Arsyeja e largimit? Nuk është dyfishimi i pagës që i ofron Roma, por realisht klubi italian i jep dorë të lirë për ndërtimin e një skuadre për titull dhe sukses në Europë, ndërsa Sevilja kërkon të vazhdojë në rrugën e ndjekur prej kohësh: yjet kryesorë shiten çdo vit, për të blerë të tjerë më të lirë e më pak të njohur dhe për t’i rritur, pa pasur ambicie matanë vendit të tretë apo të katërt në Primera.

Të hënën Monçi u takua në Londër me pronarët e dhe drejtuesit e Romës, duke u njohur me planet e klubit verdhekuq.

Duke e marrë të mirëqenë kualifikimin për në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, Roma planifikon të shesë mbrojtësin grek Manolas, i cili ka kërkesa pa fund, por do të bllokohen gjithë yjet e tjerë dhe Monçi do të ketë për detyrë të afrojë lojtarë të rinj dhe të talentuar.

Emri i parë në bllokun e shënimeve të Monçit, sipas “Gazzetta dello Sport”, është ai i mesfushorit turk Oghuzhan Ozjakup, 24 vjeç, mesfushor i kombëtares turke dhe kapiten i Beshiktashit.

Gjithashtu, anësori ofensiv i Lionit Rashid Gezal është një lojtar shumë interesant, por lista është e gjatë, të paktën duke iu referuar shtypit europian.

Monchi, en el Pizjuán.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image