Goditja e radhës, Tirana merr mesfushorin e Ugandës

Toni Mauexhe, mesfushori i cili ka luajtur mbi 60 ndeshje me Ugandën, është tashmë një futbollist i Tiranës. 26-vjeçari, pa ekip prej janarit, vjet luajti në Islandë dhe më parë ka luajtur edhe në Norvegji.

Para pak ditësh mediat në Uganda konfirmonin se mesfushori i kombëtares Toni Mauexhe ka gjetur marrëveshjen për një kontratë dy-vjeçare me Tiranën. Edhe klubi bardheblu tashmë e llogarit pjesë të vetën dhe e ka në listat e federimit për sezonin e ri.

Mauexhe është një mesfushor me cilësi mjaft të mira teknike dhe me eksperiencë, ndaj pritet të marrë vendin e lënë bosh nga Mervejl Ndokit, tashmë pjesë e Getafes në kampionatin spanjoll.

“Sport Ekspres” mëson se mesfushori ugandez pritet të marrë një pagë mjaft të lartë, mbi 4000 euro te Tirana, ndaj është e qartë që bardheblutë presin shumë prej tij, edhe pse mosha nuk garanton një shitje si ajo e Mervejlit, sido që të jetë rendimenti. Mauexhe gjen te Tirana edhe Sentamun, sulmuesin e Ugandës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *