Goditja e radhës për Çanin, i heqin edhe numrin 9

0

Partizani dhe Edgar Çani tashmë janë armiq, nuk ka më të ardhme për sulmuesin me fanellën e kuqe.

Një ndër lojtarët më të paguar në Superiore sezonin e shkuar, Çani erdhi me dëmtim të mbartur nga sezoni paraardhës dhe Partizani nuk duroi që të riaftësohej në kohë, duke e hedhur në fushë me ngut, çka bëri që Çani të dëmtohej sërish.

Sezoni iku me shumë tribunë e stol, por kontrata e mban Çanin te Partizani edhe këtë sezon.

Nuk e mendon kështu Partizani, që kërkon ta largojë dhe mospërfshirja në listën e Europës ishte sinjali i madh.  

Sikur të mos mjaftonte kjo, klubi ka afruar sulmuesin malazez Stefan Nikoliç dhe menjëherë i ka dhënë numrin 9, që ishte i Çanit. Nëse ekzistonte ndonjë hapësirë bashkëpunimi, edhe ajo është zhdukur dhe tashmë mesazhi i Partizanit për Çanin është i qartë, nuk e duan më.

Gjithsesi, Çani dhe agjenti i tij e mendojnë ndryshe, nuk ka shans të pranojnë prishje kontratë, në një kohë kur Çani nuk ka asnjë ofertë, për shkak të problemeve që ka pasur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.