Goditja e radhës, një “gjigant” francez i bashkohet Arsenalit

0

Arsenali ia ka dalë të fitojë duelin e merkatos me “fqinjët” e Totenhem duke siguruar firmën e talentit francez Uilliam Saliba. Blerja e futbollistit 18-vjeçar nga Sent-Etien është zyrtarizuar nga klubi londinez nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kartoni i Saliba  ka kushtuar 27 milionë paundë. Krahas shumës marramendëse Sent-Etien përfiton shërbimet e lojtarit në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.  Saliba debutoi në moshën 17-vjeccare me ekipin francez dhe iu deshën vetëm pak muaj që të tërhiqte vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës.

Francezi ka një gjatësi prej 193 centimetrash dhe luan më së shumti si qendërmbrojtës, por te Sent-Etien është aktivizuar në disa raste si mbrojtës i djathtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.