Goditja e radhës, Barcelona zyrtarizon mbrojtësin dominikan

Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Hektor Zhunior Firpo. Lojtari vjen nga Real Betis dhe për kartonin e tij janë shpenzuar 18 milionë euro. Mëngjarashi është i aftë të luajë si mbrojtës ose mesfushor i majtë.

Largimi i Lukas Dinj një vit më parë la Barcelonën pa një mbrojtës rezervë në rast dëmtimi të Zhordi Albës, i cili sezonin e kaluar u detyrua të luante një numër rekord prej 54 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Me ardhjen e Firpos kjo problematikë ka marrë një zgjidhje përfundimtare.

Firpo ka lindur në Republikën Dominikane, por familja e tij emigroi në Spanjë vite më parë. 22-vjeçari është     aktivizuar rregullisht me grupmoshat e kombëtareve spanjolle dhe ishte një ndër lojtarët kyç të suksesit të Spanjës në Europianin e 21-vjeçarëve.

Deri në moshën 21-vjeçare, Firpo u aktivizua me ekipin B të Real Betis, por një shans i dhëna nga trajneri Kike Setien u shfrytëzua më së miri nga futbollisti i ri. Një ndër golat e pakët të karrierës së tij është pikërisht ndaj Barcelonës. Firpo shënoi golin e parë në fitoren shokuese 4 – 3 të Real Betis në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *