Goditja e parë e Milanit kinez është Musakio

0

Pas zvarritjesh pa fund, Milani ka kaluar në duart e pronarëve kinezë dhe duket se edhe lëvizjet në merkato po bëhen më të qarta e të vendosura. Sky Sport në Itali raporton se klubi milanez ka gati goditjen e parë për sezonin e ardhshëm, duke arritur marrëveshjen me Vijarealin për qendërmbrojtësin Mateo Musakio, për 15 milionë euro.

Kohët e fundit Vijareali i kishte ofruar rinovimin Musakios, por argjentinasi me pasaportë italiane mori kohë, duke pritur lëvizjet e klubeve të tjerë, sidomos Milanit, që është zgjedhja e tij e parë.

Administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, ka vendosur të aprovojë lëvizjet e kërkuara nga trajneri Vinçenco Montela, i cili e dëshironte që vitin e shkuar Musakion, për të ndërtuar një dyshe solide në qendër të mbrojtjes me Romanjolin.

Për Musakion është gati një kontratë afatgjatë me 3 milionë euro në sezon.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image