Goditja e parë e bujshme e merkatos, Bajerni “prenoton” një kampion bote

Disa muaj më parë drejtuesit e Bajernit të Mynihut deklaruar se nuk do kryenin shpenzime të mëdha gjatë merkatos së dimrit, por ecuria e keqe në kampionat duket se ka bërë që në Mynih të ndryshojnë strategji.

Sipas së përditshmes spanjolle “MARCA”, kampionët e Gjermanisë do të finalizojnë blerjen e mbrojtësit Lukas Hernandez nga Atletiko Madrid në ditët në vazhdim. Gjithçka do të kryet para 4 janarit, që është data kur do të fillojë faza përgatitore e Bajernit në Doha të Katarit.

Klauzola e largimit në kontratën e mbrojtësit francez është 80 milionë euro, por marrëveshja pritet të arrihet për një shumë më të vogël. Me ardhjen e Hernandez te Bajerni, numri i lojtarëve të cilët kanë një medalje kampioni bote te Bajerni shkon në gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *