Goditja e Napolit, zyrtarizon pasardhësin e Hysajt

0

Xhovani Di Lorenco është një futbollist i Napolit. 25-vjeçari vjen nga Empoli dhe aktivizohet në rolin e mbrojtësit e mesfushorit të djathtë si dhe bën mirë edhe qendërmbrojtësin.

Lojtari kreu vizitat mjekësore javën e kaluar, ndërsa sot erdhi zyrtarizimi i tij. Klubi i Napolit publikoi në Twitter zyrtarizimin me Di Lorencon. Nuk mungoi as komenti i presidentit De Laurentis, i cili i uroi mirëseardhjen mbrojtësit.

Di Lorenco zhvilloi një sezon shumë të mirë me Empolin dhe tani vjen për të luajtur në të njëjtin rol që mban Elseid Hysaj. Shkodrani është me valixhe gati dhe e ardhmja e tij është e ndarë midis Juventusit dhe Atletiko Madrid.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.