Goditja e madhe në merkato, Feronikeli afron lojtarin që shihej si zëvendësuesi i Lorik Canës

Një goditje e madhe është bërë në merkato nga Feronikeli. Ekipi në Kosovë ka transferuar mbrojtësin shqiptar, Ilir Berisha. Ky i fundit është shumë i njohur për opinionin sportiv. Kjo pasi në kohën kur Shqipëria drejtohej nga De Biazi, lojtari në fjalë shihej si zëvendësuesi ideal i Lorik Canës. Tashmë ka ardhur edhe firma në kontratën e re, ndërsa Feronikeli e zyrtarizon me bujën e madhe. /Sport Ekspres/

“FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha. Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.

Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhëë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.

Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras. Ilir Berisha, luan mire në ajër, ai është i njohur edhe për nofkën e tij “Air Berisha”.

Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën. 28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA”, shkruhej në njoftimin e klubit të Feronikelit”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit.