Goditja e madhe e Njukasëll, firmos talenti francez

0

Klubi i Njukasëllit po kryen si rrallëherë shpenzime të frikshme. Pasi thyen rekordin e klubit për sulmuesin brazilian Zhoelinton, përforcimi i radhë i skuadrës angleze është talenti i  Nicës, Alen Sent-Maksimin.

Futbollisti francez u kërkua me ngul nga Milani gjatë merkatos së janarit, por me kalimin e muajve interesi i klubit nga Milano u shua. Transferimi i 22-vjeçarit në Premier League i ka sjellë 22 milionë euro të ardhura klubit të Lilë.

Sent-Maksimin ka qenë një ndër lojtarët më premtues te futbollit francez gjatë viteve të fundit. Sulmuesi është i aftë të luajë në të dyja krahët e sulmit. Megjithëse nuk ka një raport të mirë me golin, 22-vjeçari shkëlqen në driblim, ku është ndër më të mirët në Europë përsa i përket mesatares së driblimeve për çdo ndeshje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.